Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në aeroport, Albin Kurti mbërrin në Shkup

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me homologun e tij Hristijan Mickoski. Në këtë vizitë,

Gusht 5, 2024 - 12:10
 0
Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në aeroport, Albin Kurti mbërrin në Shkup

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me homologun e tij Hristijan Mickoski.

Në këtë vizitë, Kurti është i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pas takimit, dy kryeministrat  pritet të  mbajne edhe një konferencë  për mediat.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut  vjen në një moment tensionesh diplomatike midis dy vendeve pas incidentit  në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosoves Vjosa Osmani.

Presidenca ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’i  marrë telefonin personal Osmanit, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të këtij rasti. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.