Sheqishtë-Belinë, rruga “grackë” që rrezikon çdo ditë aksidente

Kjo është një pjesë e rrugës mes fshatrave Sheqishtë dhe Belinë në bashkinë e Patosit, ose sic e quajnë banorët e zonës rruga grackë për drejtuesit e mjeteve për shkak të të carave të thella dhe të gjera që janë krijuar në shtratin e kësaj rruge në një gjatësi prej afro 500 metrash. Edhe pse […]

Gusht 5, 2024 - 15:30
 0
Sheqishtë-Belinë, rruga “grackë” që rrezikon çdo ditë aksidente

Kjo është një pjesë e rrugës mes fshatrave Sheqishtë dhe Belinë në bashkinë e Patosit, ose sic e quajnë banorët e zonës rruga grackë për drejtuesit e mjeteve për shkak të të carave të thella dhe të gjera që janë krijuar në shtratin e kësaj rruge në një gjatësi prej afro 500 metrash.

Edhe pse pak kohë më parë bashkia e Patosit rindërtoi urën që lidh këto dy fshatra, nuk e patë arsyeshme të riparonte këto 500 metra rrugë, duke lënë kështu një rrezik të përhershëm për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë cdo ditë në këtë rrugë.

Mjete detyrohen të lëvizin sa nga nje kah në tjetrin për të shmangur të carat që po kthehen në kanale në mes të rrugës. Për personat me aftësi të kufizuara kalimi në këtë rrugë është një sfidë më vete.

Si pasojë e këtyre të carave nuk kanë munguar as aksidentet automobilistike ku më i fundit ndodhi vetëm tre ditë më parë me tre persona që u rrezikuan pikërisht për shkak të rrugës.

Në lidhje me këtë problematikë, kryetari i bashkisë së Patosit Fatjon Duraj ka deklaruar jashtë kameras se pas riparimit të urës së shpejti do të fillojë edhe riparimi i këtij aksi rrugor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.