Taksa e pronës dhe bashkitë, po mblidhen më shumë para se në 2023, por më pak nga ç’ishte planifikuar

Bashkitë po mbledhin më shumë taksë prone se një vit më parë, por më pak se sa kishin planifikuar. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit u arkëtuan pak më shumë se 4.5 miliardë lekë taksa nga pasuritë e paluajtshme nga 3.3 miliardë në janar-qershor 2023. Megjithatë, 61 […]

Gusht 5, 2024 - 15:45
 0
Taksa e pronës dhe bashkitë, po mblidhen më shumë para se në 2023, por më pak nga ç’ishte planifikuar

Bashkitë po mbledhin më shumë taksë prone se një vit më parë, por më pak se sa kishin planifikuar.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit u arkëtuan pak më shumë se 4.5 miliardë lekë taksa nga pasuritë e paluajtshme nga 3.3 miliardë në janar-qershor 2023.

Megjithatë, 61 njësitë e pushtetit vendor rezulton të kenë mbledhur vetëm 80 për qind të taksave të pronës që kishin planifikuar.

“Do të thoja që shifra është pozitive referuar trendit të ndjekur. Kjo tregon se po ka një vëmendje më të shtuar. Mendoj se asnjëherë kjo taksë nuk do të mblidhet në nivelin 100%,” shprehet Adelina Farrici, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana sjell gati gjysmën e totalit të parave nga taksa e pronës. Lista pasohet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Po pse nuk arrijnë dot bashkitë të mbledhin të gjitha taksat e pronës?

“E para kemi shumë banesa që iu përkasin emigrantëve të cilët paguajnë me vonesë dhe përgjithësisht vetëm kur kanë nevojë për të marrë shërbime. E dyta kemi edhe shumë prona1 të paregjistruara.”

Nga viti 2026, për taksën e  pronës e cila paguhet te fatura e ujit do të paguhet më shumë. Kjo për shkak të ndryshimeve ligjore. Taksa e pronës nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës që ajo banese apo tokë ka.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.