Inter futet në garë për Chiesa-n, i padëshiruar tek Juventus, sulmuesi italian kërkohet nga disa ekipe

Pasi u nxor jashtë projektit të trajnerit të ri të Juventusit Tiago Mota, sulmuesi Federiko Kieza duhet të gjeje një sistemim të ri

Gusht 5, 2024 - 15:55
 0
Inter futet në garë për Chiesa-n, i padëshiruar tek Juventus, sulmuesi italian kërkohet nga disa ekipe

Pasi u nxor jashtë projektit të trajnerit të ri të Juventusit Tiago Mota, sulmuesi Federiko Kieza duhet të gjeje një sistemim të ri në merkato.

Futbollisti i kombëtares italiane ka një kontratë me Juventusin deri në qershor 2025, nga e cila përfiton 5 milionë euro plus bonuse. Paga është pikërisht pengesa më e madhe për transferimin e tij në skuadra të tjera italiane.

Fillimisht Roma pati një interes të madh për anësorin e fortë ofensiv, pastaj Lazio shprehu interes konkret. Napoli ku është trajner Antonio Konte, që e pëlqen shumë sulmuesin, është ende një opsion konkret për Kiezen gjithashtu. Mirëpo në orët e fundit mediat italiane shkruajnë se Interi po kryen një sondazh mbi mundësinë për të bërë një ofertë konkrete për futbollistin.

Bardhezinjtë mund të pranojnë shitjen e lojtarit për një oferte 15-20 milionë euro duke qenë se Kiezës i ka mbetur vetëm një vit kontratë. Problem i vetëm i Interit është se duhet të lirohet nga dy sulmuesit e tjerë Korrea dhe Arnautovic, në mënyrë që të marrë shërbimet e 26-vjeçarit.

Dëshira e tij është të qëndrojë në Itali, e të luajë në Champions League dhe kjo është arsyeja përse ende klube si Chelsea dhe Tottenham nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga agjenti i Kiezes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.