Benjamin Netanyahu si Slobodan Milošević

Nga Zehava Galon Izraeli po bëhet shumë shpejt një nga ato vende që vizitohen nga turistët, vetëm sepse këtu mund të blesh gjithçka – nga mobiljet tek qeniet njerëzore – me një çmim kosto shumë të lirë. Dalëngadalë, por me siguri, ne po marshojmë drejt këtij realiteti me sy hapur, si të trullosur, dhe nën […]

Gusht 5, 2024 - 16:00
 0
Benjamin Netanyahu si Slobodan Milošević

Nga Zehava Galon

Izraeli po bëhet shumë shpejt një nga ato vende që vizitohen nga turistët, vetëm sepse këtu mund të blesh gjithçka – nga mobiljet tek qeniet njerëzore – me një çmim kosto shumë të lirë. Dalëngadalë, por me siguri, ne po marshojmë drejt këtij realiteti me sy hapur, si të trullosur, dhe nën duartrokitjet entuziaste të skuadrës së fansave (pjesërisht të paguar dhe pjesërisht vullnetare) të kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu.

Izraeli po bëhet vazhdimisht një shtet i izoluar. Sanksionet e reja ndërkombëtare janë shndërruar në një dukuri të përditshme. Mbi disa kolonë këtu, apo mbi një organizatë atje. Një ditë ajo që na ndëshkon është Spanja,  ndërsa të nesërmen është nga Japonia.

Dhe në vend se ta vëmë re këtë tendence dhe të shqetësohemi, ne jemi mësuar me të.

Këto sanksione na duken si një privilegj. Në fakt, ajo janë sinjale paralajmëruese. Miqtë e Izraelit, po e bëjnë të qartë se kanë mbaruar ditët kur ata ishin gati të na toleronin dhe ndihmonin. Dhe duke qenë se nuk ka zemërim se ai i të privilegjuarve, qeveria e Izraelit bërtet me të madhe për “antisemitizëm!”

Është e vështirë të imagjinohet një shfaqje më e neveritshme. Shumë kolonë të dhunshëm, gëzojnë të drejtën për të jetuar në zona të paligjshme dhe për të abuzuar me fqinjët e tyre palestinezë, sepse këtë të drejtë ua jep kjo qeveri. Benzi Gopstein nuk është ndonjë krijesë e çuditshme, e tërhequr zvarrë prej mjekre nga ndonjë shpellë e Hebronit.

Përkundrazi, ai hyn dhe del lirisht në parlamentin izraelit Knesset. I njëjti Knesset që ua ndalon hyrjen familjarëve të pengjeve të ngjarjeve të 7 tetorit 2023. “Tzav 9”, nuk është vetëm një organizatë radikale e përbërë nga të rinj gangsterë. Anëtarëve të saj, u ofrohet mbrojtje nga policia dhe Ministri i Brendshëm.

Sa herë duhet të shohim një shofer kamioni duke u rrahur, ndërsa oficerët e policisë qëndrojnë mënjanë duke bërë sehir? Vendet po vendosin sanksione ndaj tyre, ndaj ata nuk duhet të vendosin sanksione ndaj shtetit të Izraelit. Edhe këtu, e dinë shumë mirë atë që duhet të ketë kuptuar deri tani çdo izraelit:Izraeli nuk e ka luksin të shndërrohet në një vend të izoluar dhe të dobët.

Pasi ky do të ishte fundi ynë. Por asgjë nga këto nuk i intereson askujt në qeverinë aktuale. Dhe nëse dikush kishte ende ndonjë dyshim, deputeti Tzvi Suçot paraqiti një projekt-ligj që do t’i kërkonte Bankës së Izraelit të ofrojë shërbime të drejtpërdrejta bankare për miqtë e tij të sanksionuar në vendbanimet e paligjshme.

Kjo është e pabesueshme. Suçot mendon se është koha për të luajtur si macja me miun me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, shtetet evropiane, Australinë, Japoninë dhe disa vende të tjera, që me siguri i kam harruar. Por kjo është një lojë që ne nuk mund ta fitojmë.

Zbatimi i këtij ligji, do të nënkuptonte që Banka e Izraelit do të vepronte në kundërshtim me sanksionet, dhe institucionet financiare botërore do të duhej ta ndërpresin bashkëpunimin me të. Suçot po luan një bast të rrezikshëm me të gjitha kursimet e të gjithë izraelitëve.

Çfarë mund të shkojë keq? Tashmë të gjithë e njohim taktikën:drejtoje vendin drejt një gropë të madhe, dhe më pas denonco më zë të lartë “antisemitizmin”. Kështu ndodhi edhe me vlerësimin e Izraelit nga pikëpamja e aftësive kredituese, kur Ministri i Financave injoroi paralajmërimet e njëpasnjëshme.

Dhe më pas, shpjegoi se ulja e vlerësimit së Izraelit nga Moody, ishte “një manifest politik i bazuar në një botëkuptim pesimist, dhe pa baza gjeopolitike”.  Pra ai promovoi një ekonomi që ecën “sipas vullnetit të Zotit”, dhe u shfaq si një ekspert i gjeopolitikës.

Dhe ky farë “ekspert” e ka një vizion. Ai po e çon Izraelin drejt aneksimit të plotë të territoreve, një ndryshim që ai pranon se është “shumë dramatik”, dhe po e kryen këtë

në fshehtësi, në mënyrë që të mos e vënë re vendet e tjera. Por unë kam një lajm të keq për të:ato e kanë vënë re.

Si kemi ende nerva të bërtasim se Gjykata e Hagës është antisemite, kur Ministri ynë i Financave e pranon hapur se e ka kryer krimin për të cilin po akuzohemi? Do të vijë një

kohë kur ne do të dëshirojmë shumë ditët e sanksioneve ndaj Benzi Gopstein dhe lëvizjen Tzav 9.

Krahasoni pak numrin e njerëzve të pranishëm në fjalimin e Netanyahu para Kongresit të SHBA-së javën e kaluar, me fjalimin e tij të mëparshëm atje, dhe do të krijoni një ide se ku kemi përfunduar. Në sallë mungonin rreth gjysma e demokratëve.

Por në universin tonë alternativ, ai fjalim ishte “i fuqishëm” dhe “i shkëlqyer”. Ai fjalim ishte momenti i tij i madh, gjëja e vetme ku u përqendrua gjatë gjithë këtyre muajve të fundit. Ne kemi sot në krye një kryeministër që ka frikë të shkojë në Evropë, sepse mund të arrestohet për krime lufte.

Ai është sot Slobodan Miloshevic i Izraelit. Amerikanët dhe evropianët po mendojnë të vendosin sanksione ndaj Smotrich dhe Ben-Gvir – ministra në qeverinë izraelite – dhe po diskutojnë seriozisht mundësinë e sanksioneve ndaj njësive të caktuara ushtarake dhe policore izraelite.

Çdo ditë, situata po bëhet më e vështirë, dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë se ku po na çon gjithë kjo sjellje. Qeveria aktuale nuk do ta ndalojë, përkundrazi do të vazhdojë të na tërheqë zvarrë duke na mbajtur peng të ciklit të mbyllur të duartrokitjeve.

Pa iu dridhur qerpiku, secili nga anëtarët e saj do të shohë nga dritarja e një avioni që fluturon lart sesi po digjemi ne të gjithë këtu poshtë. Ndaj në rast se nuk ngrihemi tani për ta rrëzuar këtë qeveri, më vonë nuk do të ketë asgjë për të mbrojtur./Përshtati Pamfleti nga “Haaretz”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.