“Hamasi po rigrupohet!” Si dështoi strategjia e Izraelit për shkatërrimin e organizatës militante

Izraeli ka dështuar në planet e tij për shkatërrimin e plotë të Hamasit. Një investigim nga media e njohur amerikane, CNN në bashkëpunim me Institutin për Studimin e Luftës me bazë në SHBA, hedh poshtë pretendimet e Izraelit se i ka dhënë një goditje të rëndë aftësive luftarake të Hamasit. Investigimi i CNN nxjerr në […]

Gusht 5, 2024 - 19:45
 0
“Hamasi po rigrupohet!” Si dështoi strategjia e Izraelit për shkatërrimin e organizatës militante

Izraeli ka dështuar në planet e tij për shkatërrimin e plotë të Hamasit. Një investigim nga media e njohur amerikane, CNN në bashkëpunim me Institutin për Studimin e Luftës me bazë në SHBA, hedh poshtë pretendimet e Izraelit se i ka dhënë një goditje të rëndë aftësive luftarake të Hamasit. Investigimi i CNN nxjerr në pah shumë të dhëna të cilat pretendojnë se në realitet shumë nga batalionet e Hamasit janë ende operacionale dhe janë duke u organizuar.

Rigrupimi i Hamasit ka ndodhur në dy mënyra të ndryshme. Disa njësi të Brigadave Qassam janë rigrupuar, duke bashkuar celula të shkatërruara rëndë për të krijuar batalione efektive luftarake; të tjerët janë rigjeneruar, duke rekrutuar luftëtarë të rinj dhe duke prodhuar armë të reja nga lënda shpërthyese e lënë pas nga forcat izraelite.

Grupet e mëparshme të Hamasit janë pakësuar, duke e detyruar organizatën militante të mbështetet në taktikat guerile, duke ngritur kurthe dhe prita, zakonisht kur trupat izraelite kanë nisur një inkursion në qendër të një kampi ose lagjeje, citon CNN.

Mungesa e një organi qeverisës dhe frenimi i ndihmës humanitare nga Izraeli e përkeqëson situatën në Gaza. Plaçkitjet dhe luftimet sporadike midis klaneve janë në rritje, sipas burimeve në terren për CNN ndërsa OKB raporton se sëmundjet infektive, duke përfshirë poliomielitin, e cila ishte zhdukur më parë në Gaza – raportohet se po përhapen me shpejtësi.

Sakaq, vetëm tre nga 24 batalionet e Hamasit janë shkatërruar, tetë janë ende efektivë në luftime dhe pjesa tjetër vetëm është dobësuar, thekson CNN. Batalionet më të paprekura do të vendoseshin në zonën qendrore të Gazës, thekson CNN duke cituar burime anonime ushtarake izraelite. Nga materialet e disponuara nga media amerikane rezulton se ushtria izraelite ka shmangur marrjen e veprimeve në shkallë të gjerë, sepse besohet se luftëtarët e Hamasit janë duke mbajtur ende shumë të burgosur izraelite.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.