Pesë të vdekur pasi stuhia tropikale “Debby” godet Floridën
SHBA – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi uragani Debby goditi qytetin e Floridas. Debby pritet të sjellë përmbytje të mëdha
SHBA – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi uragani Debby goditi qytetin e Floridas.
Debby pritet të sjellë përmbytje të mëdha në pjesë të Gjeorgjisë dhe Karolinës së Veriut dhe Jugut në ditët në vijim.
Debby goditi qytetin të hënën në mëngjes.
Autoritetet thanë se mes të vdekurve ishte edhe një djalë 13-vjeçar, i cili u vra kur një pemë ra në një shtëpi të lëvizshme në qytetin e Levy County, që ndodhet afër Gainesville.
Një kamion u fut në një kanal gjatë stuhisë. Shoferi u gjet i vdekur.
Në Dixie County, në perëndim të Gainesville, zyrtarët raportuan se një grua dhe një 12-vjeçare u vranë kur makina e tyre u përplas të dielën mbrëma.
Në Gjeorgjinë jugore, një tjetër vdekje, një 19-vjeçar u raportua pasi një pemë e madhe ra në një verandë në një shtëpi në Moultrie, raportuan mediat lokale.
Ritmi i ngadaltë i stuhisë mund të sjellë “përmbytje katastrofike”, tha Jamie Rhome, zëvendësdrejtori i qendrës së uraganeve.
Dallgët dhe erërat e forta të Debby-t bënë që 25 pako me kokainë, me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, të dilnin në breg në Florida Keys, sipas Patrullës Kufitare të SHBA.
Në Florida, rreth 150,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji të hënën mbrëma, sipas PowerOutage.com.
36,000 banorë të tjerë në Gjeorgji dhe Karolinën e Jugut po përjetonin ndërprerje.
Stuhia parashikohet të kalojë bregun, duke përmbytur Gjeorgjinë juglindore dhe Karolinat të martën dhe të mërkurën, përpara se të lëvizë në brendësi pranë bregut të Karolinës së Jugut të enjten./vizionplus.tv
What's Your Reaction?