Kërcënoi Kamala Harris në rrjetet sociale, arrestohet amerikani
Policia amerikane ka arrestuar një burrë në Virxhinia, nën akuzën se ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje në rrjetet sociale zëvendës Presidenten Kamala Harris. Burri i quajtur Frank Lucio Carillo rrezikon deri në pesë vjet burg, nëse shpallet fajtor për këto akuza të ngritura ndaj tij. Arrestimi erdhi pasi FBI zbuloi rreth 20 kërcënime ndaj Harris […]
Policia amerikane ka arrestuar një burrë në Virxhinia, nën akuzën se ka kërcënuar vazhdimisht me vdekje në rrjetet sociale zëvendës Presidenten Kamala Harris.
Burri i quajtur Frank Lucio Carillo rrezikon deri në pesë vjet burg, nëse shpallet fajtor për këto akuza të ngritura ndaj tij.
Arrestimi erdhi pasi FBI zbuloi rreth 20 kërcënime ndaj Harris në një llogari të lidhur me Carillo në platformën Gettr. Në një prej postimeve të tij shfaqej dhe një premtim për të vrarë nënpresidenten dhe familjen e saj, për t’i nxjerrë sytë me pincë dhe për ta djegur të gjallë.
“Unë do ta bëj personalisht nëse askush tjetër nuk do. Unë dua që atë të vuajë një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme,” shkroi Carillo në një postim të 27 korrikut.
What's Your Reaction?