Aleatët paralajmërojnë Izraelin për përgjigje të kufizuar ndaj sulmit të mundshëm iranian, mundësia e një koalicioni

Zyrtarët e koalicionit shumëkombësh të udhëhequr nga SHBA, i cili thuhet se se po përgatitet, sipas mediave izraelite, për të ndihmuar Izraelin të zmbrapsë një

Gusht 6, 2024 - 11:20
 0
Aleatët paralajmërojnë Izraelin për përgjigje të kufizuar ndaj sulmit të mundshëm iranian, mundësia e një koalicioni

Zyrtarët e koalicionit shumëkombësh të udhëhequr nga SHBA, i cili thuhet se se po përgatitet, sipas mediave izraelite, për të ndihmuar Izraelin të zmbrapsë një sulm të pritshëm iranian, po  paralajmërojnë që të mos përgjigjet shumë ashpër ndaj një sulmi të tillë.

Sipas transmetuesit shtetëror izraelit Kan, zyrtarët e koalicionit thuhet se i kanë bërë thirrje qeverisë izraelite që të mendojë me kujdes përpara se të sulmojë, në mënyrë që të parandalojë luftën e gjithanshme.

Në prill, një sulm masiv me dron dhe raketa nga Irani u pengua nga një koalicion që përfshinte Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.

Sipas të njëjtave media izraelite, diplomatët perëndimorë vlerësojnë se i njëjti koalicion mund të formohet sërish./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.