VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Konispol ku ndodhi krimi i dyfishtë! Trupat në vendngjarje

Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin

Gusht 6, 2024 - 11:45
 0
VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Konispol ku ndodhi krimi i dyfishtë! Trupat në vendngjarje

Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus, shihet trupi i pajetë i Hysen Islamajt,  69 vjeç, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islamaj, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islamaj.

69-vjeçari humbi jetën. Mësohet se ka qenë mbesa e të moshuarit që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.

Blutë arrestuan djalin e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.

Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.