EMRI/ Zjarri në pyllin e Bodesë, arrestohet 53-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 53-vjeçar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë. Valdet Bezhani,

Gusht 6, 2024 - 12:35
 0
EMRI/ Zjarri në pyllin e Bodesë, arrestohet 53-vjeçari për zjarrvënie të qëllimshme

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 53-vjeçar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë.

Valdet Bezhani, 53 vjeçar lindur në Bode e banues në qytetin e Korçës sipas policisë lokale dyshohet si autor i disa vatrave të zjarrit në pyllin e Bodesë.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se zjarri i parë në këto pyje është shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike (shkarkim rrufeje) ndaj në kushte të tilla, 53-vjeçari për të shpëtuar fermën e tij të bletëve ka ndezur zjarre të kontrolluara me qëllim moslejimin e flakëve të depërtonin drejt fermës së bletëve, zjarre që i kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ku rreth 160 hektarë pyje u dogjën totalisht.

Në bazë të hetimeve të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore prokuroria e Korçës ka filuar hetimet në gjendje të lirë për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.