Aksident me vdekje në Vlorë, automjeti përplaset me motorin

Një aksident me vdekje është regjistruar në Vlorë. Një automjet ka përplasur një motor, ku si pasojë drejtuesi ka ndërruar jetë. “Në vendin

Gusht 6, 2024 - 12:35
 0
Aksident me vdekje në Vlorë, automjeti përplaset me motorin

Një aksident me vdekje është regjistruar në Vlorë.

Një automjet ka përplasur një motor, ku si pasojë drejtuesi ka ndërruar jetë.

“Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.