Dy raste tragjike në 24 orë, si u vranë në mënyrë makabre Shano Islamaj dhe Hati Deliaj

Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ku kryesisht viktimë e saj janë vajzat dhe gratë. Raste të dhunës në

Gusht 6, 2024 - 14:40
 0
Dy raste tragjike në 24 orë, si u vranë në mënyrë makabre Shano Islamaj dhe Hati Deliaj

Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare, ku kryesisht viktimë e saj janë vajzat dhe gratë. Raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë, teksa së fundmi dhuna me bazë gjinore, njohur ndryshe si feminicidi ka tronditur sërish opinionin publik.

Kryefjalë e kronikës së zezë në 24 orët e fundit kanë qenë dy gra, të cilat patën një fund tragjik, si pasojë e dhunës makabre të bashkëshortëve të tyre. Ndonëse të dyja ishin tragjedi të paralajmëruara, sërish ligji dhe shoqëria kanë dështuar për të mbrojtur dy gra, jeta e të cilave mori fund nga dhuna e burrave.

Vrasja e 64-vjeçares nga bashkëshorti në Vlorë

Me nofull të thyer dhe shenja të tjera të shumta dhune, Hati Deliaj, u paraqit dy ditë më parë në spitalin e Vlorës. 64-vjeçarja nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna barbare e të shoqit, por ajo që e bën edhe më tragjike, është se ky nuk ishte rasti i parë i keqtrajtimit nga bashkëshorti.

E ndjera ishte dhunuar vazhdimisht në mënyrë makabre nga 70-vjeçari Ëngjëllush Deliaj, të cilit vendosi t’i jepte një shans të dyrë, që fatkeqësisht rezultoi fatal për të.

Shansi i dyti erdhi pas premtimeve të shumta të bashkëshortit se nuk do të ushtronte më dhunë ndaj saj, ndonëse e ndjera kishte kaluar të paktën një muaj në një qendër rehabilitimi për gratë e dhunuara në periferi të Torinos, gjatë periudhës së pandemisë.

Gjatë këtij viti ajo kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi i shoqi kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej. Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.

Në rastin e fundit fatal të dhunës, 70-vjeçari kontaktoi të afërm të saj, të cilët mundën ta bindin që të lajmëronte ambulancës. Edhe pse familjarë të viktimës ishin në dijeni të abuzimeve dhe keqtrajtimeve të njëpasnjëshme, edhe pse dhuna ishte e dokumentuar edhe ligjërisht, sërish fundi tragjik nuk u shmang.

Vrasja makabre me sëpatë në Konispol

Shqipëria sot u zgjua me një tjetër krim në familje. Një burrë mori sëpatën dhe vrau të shoqen, teksa i biri pasi pa skenën e tmerrshme, shtyu autorin nga shkallët. Ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.

Ishte mbesa e viktimave që sinjalizoi ngjarjen e rëndë, e cila u gjend dëshmitare okulare e skenës makabre. Ajo po bërtiste për të mbrojtur gjyshen, klithma të cilat u dëgjuan nga djali i së ndjerës, i cili tanimë është i arrestuar.

Huso Islamaj, 69-vjeçari që shkaktoi këtë tragjedi, po ashtu është ekspozuar përgjatë jetës së tij përpara skenave të ngjashme, duke u bërë dëshmi e një dhune zinxhir që nuk kursen gratë deri në vrasje.

Babai i Husos, i cili njihej në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet dyshohet se e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

Të dyja këto ngjarje tragjike në një hark kohor prej 24 orësh janë një këmbanë alarmi për autoritetet, por po njësoj edhe për shoqërinë. Të afërm të viktimave janë prononcuar vazhdimisht duke rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të grave të vrara, por sërish ngjarje të tilla mbetet të izoluara, duke mos u denoncuar pranë autoriteteve përkatëse./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.