Presidenca sulmon Albin Kurtin: Qëndrimi i kryeministrit në Shkup për incidentin me Osmanin ishte për të ardhur keq

Pas konferencës për shtyp  të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, ka reaguar presidenca e Kosovës.

Gusht 6, 2024 - 14:50
 0
Presidenca sulmon Albin Kurtin: Qëndrimi i kryeministrit në Shkup për incidentin me Osmanin ishte për të ardhur keq

Pas konferencës për shtyp  të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, ka reaguar presidenca e Kosovës. Kabineti i Vjosa Osmanit ka deklaruar se qëndrimet e dy liderëve ishin për të ardhur keq dhe i shërbyen propagandës kundër Kosovës.

 “Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës për media është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.”

Sipas presidencës asnjë prej çështjeve të ngritura në notën e protestës  nuk është trajtuar.

 “Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por përkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë.”

Presidenca e Kosovës këmbëngul se incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit ishte i qëllimshëm dhe u shkelën hapur konventat ndërkombëtare./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.