“Investoni në njerëz dhe teknologji”, rekomandimet e Bankës Botërore ndaj qeverive për të forcuar ekonomitë

Banka Botërore ka dhënë disa rekomandime për shtet në botë, përshirë Shqipërinë për të zhvilluar ekonomitë e tyre. Sipas saj, pikat kyçe ku realizohet kjo arritje është një ekonomi e bazuar në inovacion dhe investimet në kapitalin njerëzor. Shembull i mirë në botë është Koreja e Jugut, ndërsa në Europë, Polonia dhe Estonia. Për t’i […]

Gusht 6, 2024 - 15:45
 0
“Investoni në njerëz dhe teknologji”, rekomandimet e Bankës Botërore ndaj qeverive për të forcuar ekonomitë

Banka Botërore ka dhënë disa rekomandime për shtet në botë, përshirë Shqipërinë për të zhvilluar ekonomitë e tyre. Sipas saj, pikat kyçe ku realizohet kjo arritje është një ekonomi e bazuar në inovacion dhe investimet në kapitalin njerëzor. Shembull i mirë në botë është Koreja e Jugut, ndërsa në Europë, Polonia dhe Estonia.

Për t’i kaluar sa më lehtë ditët e vështira që duken në horizont, shtetet duhet të ndërmarrin reforma strukturore, të mbajnë në kontroll borxhin publik, të thithin sa më shumë investime dhe të rrisin produktivitetin në tregun e  punës. Janë këto disa nga rekomandimet e Bankës Botërore për qeveritë në botë, përfshirë Shqipërinë…me në fokus kryesor mbajtjen burimeve njerëzore dhe investime në teknologji dhe arsim për të përballuar sa më shumë krizën ekonomike që pritet të prekë të gjithë.

“Nëse qeveria arrin të kanalizojë fondet, duke ndërmarrë reforma dhe duke investuar në teknologji dhe digjitalizim do të bënte vërtetë një hap para. Do të reduktonte borxhin publik pasi do të kishte më shumë prodhim, dhe rrjedhimisht do mund të ndihmonte shtresat në nevojë siç Banka Botërore rekomandon”, tha Mikel Qafa, pedagog ekonomie.

Ritmet e zgjerimit ekonomik këtë vit do të jenë veçanërisht të ngadalta për vendet në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria, ndaj ato duhet të lëvizin shpejt drejt gjetjes së burimeve të tjera të rritës vlerëson Banka Botërore. Sipas Bankës Botërore, pikat kyçe ku realizohet kjo arritje është një ekonomi e bazuar në inovacion dhe investimet në kapitalin njerëzor. Shembull i mirë në botë është Koreja e Jugut, ndërsa në Europë, Polonia, Estoni..

“Vetë Banka Botërore ka një sërë grantesh që mund t’i mundësojnë Shqipërisë të kalojë nga faza e prapambetur aktuale ekonomike drejt digjitales së avancuar që prodhon”, tha Mikel Qafa, pedagog ekonomie.

Përveç teknologjisë vendet si Shqipëria duhet të investojnë në burimet njerëzore dhe te talentet, të cilët çojnë para forcën krijuese. Në përgjithësi, në vende si Shqipëria ka një hendek talentesh në krahasim me vendet e zhvilluara, ndaj investimet në arsim konsiderohen si mjeti kryesor për të shënuar progres.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.