Aplikimet për universitete: Nga 20 mijë maturantë, gjysma kërkojnë mjekësi dhe IT

Rreth 20 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Por gati gjysma e të rinjve kërkojnë të studiojnë për IT dhe Mjekësi, profesionet më të kërkuara dhe më të paguara nga  tregu i punës. Karakteristikë këtë vit është se degët e IT dhe Inxhinieritë kryesojnë edhe ndaj Mjekësisë së Përgjithshme […]

Gusht 6, 2024 - 16:05
 0
Aplikimet për universitete: Nga 20 mijë maturantë, gjysma kërkojnë mjekësi dhe IT

Rreth 20 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Por gati gjysma e të rinjve kërkojnë të studiojnë për IT dhe Mjekësi, profesionet më të kërkuara dhe më të paguara nga  tregu i punës. Karakteristikë këtë vit është se degët e IT dhe Inxhinieritë kryesojnë edhe ndaj Mjekësisë së Përgjithshme dhe programeve të tjera të shëndetit.

Në mbyllje të procesit të aplikimit, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se si kanë qenë preferencat e të rinjve. Degët klasike të ekonomikut dhe të drejtësisë prej disa vitesh kanë thuajse të njëjtin numër aplikimesh.

Ndërsa mësuesia dhe bujqësia, të shpallura degë prioritare, nuk kanë rritje kërkesash në krahasim me vjet. Ndërkohë pas disa ditësh 2500 të rinj nga i gjithë vendi do të konkurrojnë për 400 vende përdegën e Mjekësisë së përgjithshme.

Testi elektronik i cili zhvillohet në Tiranë zë 30% të pikëve, ndërsa 70% rezultati i maturës shtetërore. Pas procesit të aplikimit të maturantëve dhe konkursit në disa degë specifike, në fund të gushtit do të shpallen fituesit për të nisur më pas regjistrimet në universitete sipas datave të publikuara.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.