“Nuk kam biseduar me Joe”, Pelosi flet për herë të parë pas largimit të Biden nga gara presidenciale

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri të ditur se nuk ka folur me presidentin Joe Biden që kur ai u largua nga gara presidenciale. E pyetur nga CNN nëse do të dëshironte të fliste me të në të ardhmen, Pelosi tha: “Po”. “Duhet të pyesni Joe Biden, por unë shpresoj se po, ka […]

Gusht 6, 2024 - 17:00
 0
“Nuk kam biseduar me Joe”, Pelosi flet për herë të parë pas largimit të Biden nga gara presidenciale

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri të ditur se nuk ka folur me presidentin Joe Biden që kur ai u largua nga gara presidenciale. E pyetur nga CNN nëse do të dëshironte të fliste me të në të ardhmen, Pelosi tha: “Po”.

“Duhet të pyesni Joe Biden, por unë shpresoj se po, ka marrëdhënie të mira mes nesh. Unë e dua Joe Biden, e kam respektuar për më shumë se 40 vjet”, tha Nancy Pelosy, ish-Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

Më herët CNN raportoi se Pelosi i tha privatisht Bidenit se sondazhet tregojnë se ai nuk mund të mposhtte ish-presidentin Donald Trump, kandidatin republikan, dhe kandidimi i tij mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të fituar përsëri Dhomën e Përfaqësuesve. Një burim për CNN e përshkroi Bidenin si një person që ka fituar urrejtje ndaj Pelosit. Ky burim tha se ndjenja u rrit vetëm kur deputetja e Kalifornisë, Zoe Lofgren, një aleate e vjetër e Pelosit, publikoi një letër duke i kërkuar Biden të largohej.

Ndihmësit e Kamala Harris shprehën gjithashtu pakënaqësi me Pelosin dhe bisedën e saj për një proces të shpejtë për të gjetur një kandidat të ri nëse presidenti do të tërhiqej.

Pelosi e përshkroi Harrisin si një person “shumë mendjemprehtë politikisht”, duke treguar përvojën e Harris në fitimin e një gare paraprake për Prokurorin e Përgjithshëm të Kalifornisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.