“Rritje të rasteve me meningit”, Tomini: 17 raste me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 1% e kalojnë rëndë

Deri ditën e djeshme janë konfirmuar në vendin tonë 17 raste me ethet e Nilit. Lajmin e ka dhënë në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, drejtoresha e Institut të Shëndetit Publik Eugena Tomini, sipas të cilës këto raste kanë pasur trajtim spitalor, sepse kanë qenë me prekje serioze të formës së rëndë. “Shqipëria ka […]

Gusht 6, 2024 - 18:20
 0
“Rritje të rasteve me meningit”, Tomini: 17 raste me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 1% e kalojnë rëndë

Deri ditën e djeshme janë konfirmuar në vendin tonë 17 raste me ethet e Nilit. Lajmin e ka dhënë në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, drejtoresha e Institut të Shëndetit Publik Eugena Tomini, sipas të cilës këto raste kanë pasur trajtim spitalor, sepse kanë qenë me prekje serioze të formës së rëndë.

“Shqipëria ka konfirmuar rastet në rritje që deri ditën e djeshme kanë kaluar nivelin 17 rastet kanë pasur trajtim spitalor se kanë qenë raste me prekje serioze të formës së rëndë”.

Sipas Tominit, vetëm një përqind e personave të prekur nga virusi Ethet e Nilit, shfaq shenja klinike në formë të rëndë që prek sistemin nervor.

“Një person që është infektuar me Ethet e Nilit në 80% të rasteve nuk shfaq shenja klinike, janë fizioligjikisht të shëndetshëm, vetëm 20% shfaqin shenja klinike të lehta dhe 1% shfaqen në formë të rëndë është ajo formë ajo që prek sistemin nervor qendror. Një ndër shenjat janë edhe pikat në lëkurë. Jo çdo mushkonjë transmeton virusin e Nilit Perëndimor. 80 % e kalojnë pa shenja klinike, 20% shfaqin shenja klinike të lehta dhe 1% shfaqen në formë të rëndë”.

Tomini mohon transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu dhe thotë se është një cikël i mbyllur që bën transmetimin mes zogjve, mushkonjave dhe në mënyrë të anasjelltë. Ndërsa një tjetër burim i transmetimit, sipas saj, janë edhe kuajt.

“Virusi i Nilit transmetohet përmes pickimit të një lloj gjinie të mushkonjave, qëndron në natyrë përmes mushkonjave, transmetimit dhe zogjve. Nuk ndodh e kundërta që një mushkonjë e infektuar të infektojë një njeri dhe më pas njeri të infektojë të tjerë. Është e rëndësishme të dihet që një zog i infektuar aty ku mbartet virusi është rezervuar i transmetimit dhe përmes vektorit që është mushkonjë, transmetohet virusi. Shanset janë pothuajse zero që të transmetohet nga njeriu te njeriu, nuk është konfirmuar asnjë rast deri më sot. Është një cikël i mbyllur që bën transmetimin mes zogjve, mushkonjave dhe në mënyrë të anasjelltë një tjetër burim janë edhe kuajt, që janë transmetues ose rezervuarë”.

Ajo tha se ka edhe rritje të rasteve me meningjit në qendrën spitalore Nënë Tereza.

“Gjatë muajit korrik kemi tendencë në rritje të rasteve me meningjit”.

E pyetur se pse nuk janë raportuar rastet me virusin Ethet e Nilit në qendrën europiane infektive, Tomini u përgjigj: “Raportimi ka një grafik të përcaktuar në 4 gusht Qendra bën një rifreskim të sistemit në bazë të të dhënave të raportuara pak me vonesë, por rifreskimi i sistemit në bazë të të dhënave, raportohet në kuadër të rregullores kombëtare të shëndetit, jo vetëm të rasteve aktuale të reflektuara, por edhe për rastin e importuar që u evidentua në Lushnje”. 

Tomini theksoi se në vendin tonë vijon edhe programi i dezinsektimit, i cili ka filluar në fund të prillit dhe do të jetë deri në dy javët e para të tetorit.

“Është një program i tërë që përvijon nga fundi i prillit deri në dy javët e para të tetorit është proces sistematik që kryhet në varësi të habitateve. Është një sistem që ka vlerësimin paraprak, trajtimin dhe monitorimin. Asnjë rast nuk është evidentuar në zonat bregdetare ligatinore. Ky proces është pa ndërprerje”. 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.