Sulm me raketa ruse në Kharkiv, humb jetën një person, plagosen dhjetëra të tjerë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se një sulm me raketa ruse në Kharkiv sot vrau një person dhe plagosi 12

Gusht 6, 2024 - 20:05
 0
Sulm me raketa ruse në Kharkiv, humb jetën një person, plagosen dhjetëra të tjerë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se një sulm me raketa ruse në Kharkiv sot vrau një person dhe plagosi 12 të tjerë.

“Ekipet e shpëtimit po ‘luftojnë’ me kohën për të nxjerrë të bllokuarit në rrënoja”, tha Zelensky.

“Puna e shpëtimit është ende duke vazhduar në Kharkiv pas sulmit rus. Njerëzit janë nën rrënoja. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar ata. Deri më tani mësohet se janë lënduar 12 persona, 1 person fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë. Të gjitha forcat e nevojshme po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit Terrorizmi rus do të ndëshkohet, është i pashmangshëm. Dhe falënderoj të gjithë në botë që po ndihmojnë Ukrainën të afrojë këtë dënim”, shtoi Zelensky.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.