Histeri antishqiptare

Nga Bajram Peçi Era fryn kacekët bosh, mëndjemadhësia fryn njerëzit pa arsye dhe histeria fryn urrejtjen. Me kacekët bosh dhe mëndjemëdhenjtë kushdo mund të ndeshet përditë. Duhet t’i përballojë vetë, shoqëria nuk të ndihmon e s’të ndodhet kur duhet. Me histerinë ndryshon puna, sepse ajo njihet në mjekësi si sëmundje nervore te njerëzit, të cilin […]

Gusht 6, 2024 - 20:35
 0
Histeri antishqiptare

Nga Bajram Peçi

Era fryn kacekët bosh, mëndjemadhësia fryn njerëzit pa arsye dhe histeria fryn urrejtjen. Me kacekët bosh dhe mëndjemëdhenjtë kushdo mund të ndeshet përditë. Duhet t’i përballojë vetë, shoqëria nuk të ndihmon e s’të ndodhet kur duhet. Me histerinë ndryshon puna, sepse ajo njihet në mjekësi si sëmundje nervore te njerëzit, të cilin mjekët Si rregull e dallojnë kur shfaqet me turbullim të gjendjes shpirtërore e mendore, kur shoqërohet me britma, që më mirë se kudo mund të ndeshen në parlamentin tonë, e së fundi u shfaqën në mitingjet e opozitës në Himarë.

Mjekësia na mëson se shfaqet edhe me të qeshura, madje dhe me lot, dukuri që patëm mundësi t’i shohim me rastin e zgjedhjeve të kryetarit të Bashkisë Himarë. Kush e di se me sa histerizëm ka qeshur autori i një artikulli, i cili përmes humorit, satirës e sarkazmës, gjini të spikatura këto të artit të komedisë, I përdorte të shfrynte urrejtjen e tij kundër Labërisë himariote, të cilët votuan kandidatin e Partisë Socialiste. Po cili ishte shkaku që autori dhe të tjerë lexues qeshën sa u dolën lot nga sytë? Votimi zotërinj, votimi si në komunizëm, 99.9 përqind rezultati, që drejtohej kundër partisë së tij, aleate me Athinën dhe tezat vorioepriote.

Çaste histerie antishqiptare, që kalonin herë pas here në kriza (mjekët u japin shumë rëndësi në diagnostikim shfaqjes së krizave), u vrejtën te përfaqësuesit e lartë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të ndodhur nën hijen e portretit të stërmadh të kriminelit Sipro Milo dhe flamurit të vorioepirit, shpalosur para simpatizanëve të tyre. Ato figura shqipfolësish që flisnin nën vështrimin adhurues të vrasësit të shqiptarëve, njihen për çfarë përfaqësojnë në jetën politike e publike dhe shumëkush mund të thotë, ende me ata merreni ju? Mund të kenë të drejtë, ata ndoshta nuk e dinë kush është Spiro Milo! Mund edhe ta dinë, por renegati ska brirë ta dallosh?! Ua tha Ardit Bido se sa vrau e çfarë fshatrash dogji në Labërinë himariote Spiro Milo në 1913-1914, po ata vazhduan që me emrin e tij të ndërsenin si qentë fushatën zgjedhore. Në faqen sociale të Shoqatës atdhetare-kulturore, “Vëllazërimit Kuçjot”, disa ditë para zgjedhëve unë u kujtoja bashkëfshatrëve të mi dhe histerikëve antishqiptarë se si ushtria e këtij gjeneralit (me të cilin bënë foto) kish shkrumbuar Kallaratin dhe Kuçin.

Histerinë antishqiptare ua shohim kur përshkohen të papërmbajtshëm e shfryjnë inat të shfrenuar. Flasin e sillen me histeri dhe bëjnë sikur e kanë dhe e përdorin inatin kundër Edi Ramës. Pra, me ju të tjerët s’kemi punë, e kemi me Ramën! Në rastin e zgjedhjeve në Himarë histerikët antishqiptare nuk ngurruan të çirren, duke përdorur çdo aspekt te jetës shoqërore. Në antishqiptarizmin e tyre përdorën pronat që s’ua kanë dhënë; pastaj pronat që ua kanë dhënë, shoqëruar me cerifikata pronësie për të fituar prej marrësve votën (!?); vjedhjet e kryeministrit në Vuno, që jo ai, se është prononcuar publikisht se është i ndarë dhe i vetëpërjashtuar nga çdo lloj prone në Vuno, por dhe vetë Kolekët, pronarë të ligjshëm, që kanë marrë deri tani, me nder, gishtin e mesit.

Në këtë histerizmin antishqiptar, ku si viktimë marrin e përdorin Edi Ramën, Athina zyrtare ka dhënë e po jep një ndihmesë të çmuar (jo vetëm me para se ato nuk do hiqen kurrë, pa u hequr dyshtetësinë me ligj, siç e kanë të tjerë shtete) dhe vazhdon të armatosë me shpifje, pas humbjes se zgjedhjeve, të rekrutuarit e saj shqiptarë. Për Athinën dhe aleatët e saj në Tiranë, fillimi i një grindjeje, pavarësisht ngjashmërisë me të vërtetën, kokëfortësia dhe shtirja sikur janë zemëruar, i shtyn të nxjerrin e përdorin lloj-lloj argumentesh kundër zgjedhjeve, të cilat u zhvilluan në përputhje me legjislacionin shqiptar, që është idem si ai europianoperëndimori.

Njeriu i ndershëm dhe njeriu i pandershëm-na ka thënë shekuj më parë Demokriti, njihen jo vetëm nga gjërat që bëjnë, por dhe nga gjërat që dëshirojnë. Këta histerikët tanë antishqiptarë nuk e mbulojnë dot se si e donin dhe për kë e donin Himarën, e cila në jetë të jetëve do mbetet shqiptare!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.