Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë, jam i pakënaqur me reagimet ndërkombëtare

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri të vendit.

Gusht 6, 2024 - 23:10
 0
Mbyllja e postave në veri të Kosovës, Vuçiç: Kurti po përpiqet të provokojë luftë, jam i pakënaqur me reagimet ndërkombëtare

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri të vendit.

Në një deklaratë para mediave serbe, Vuçiç tha se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore.

Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën atë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin Kurtit.

Jam shumë i shqetësuar për fatin e njerëzve në Kosovë, jam i pakënaqur me reagimin e ndërkombëtarëve, sepse mendoj se një pjesë e mirë e tyre në heshtje e lejojnë Albin Kurtin të bëjë atë që po bën, përndryshe do ta sanksiononin.

Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian që gjithmonë i zbusin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit ata përpiqen të na bëjnë budallenj. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë,” u tha Vuçiç gazetarëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.