48 baza ushtarake serbe në kufi me Kosovën, Maqedonci: Janë rreth 4000 trupa

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci foli gjatë intervistës ekskluzive në A2 CNN dhe për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent. Ai tregoi se në këto baza, jo shumë larg territorit të Kosovës, janë të dislokuara 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe, […]

Nëntor 19, 2023 - 16:08
 0
48 baza ushtarake serbe në kufi me Kosovën, Maqedonci: Janë rreth 4000 trupa

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci foli gjatë intervistës ekskluzive në A2 CNN dhe për bazat ushtarake serbe që janë të vendosur përgjatë kufirit, të cilat sipas tij janë një rrezik permanent.

Ai tregoi se në këto baza, jo shumë larg territorit të Kosovës, janë të dislokuara 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe, teksa shtoi se shpërndarja taktike e tyre tregon se po presin momentin e duhur për të kryer një invazion.

“48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.