Historia prekëse e 10-vjeçarit në Itali, vrapoi drejt policisë dhe shpëtoi nënën nga partneri i saj dhunues

Një ngjarje e trishtë që ka prekur mbarë opinionin italian është regjistruar në qytetin Afragola, pak kilometra jashtë Napolit. Një djalë 10-vjeçar ka

Gusht 7, 2024 - 09:50
 0
Historia prekëse e 10-vjeçarit në Itali, vrapoi drejt policisë dhe shpëtoi nënën nga partneri i saj dhunues

Një ngjarje e trishtë që ka prekur mbarë opinionin italian është regjistruar në qytetin Afragola, pak kilometra jashtë Napolit.

Një djalë 10-vjeçar ka dëshmuar dhunën ndaj nënës së tij nga partneri i kësaj të fundit dhe i gjendur në këtë situatë ai ka telefonuar fshehurazi policinë.

Por minutat po kalonin dhe dhuna rritej, ndaj vogëlushi ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë.

Fatmirësisht, ai ka hasur një automjet policie në patrullim, të cilët i ka ndaluar dhe i ka shoqëruar në banesë.

E gjithë historia është bërë e ditur nga këshilltari bashkiak Antonio Iacetta, i cili ka uruar policinë italiane dhe ka vlerësuar sjelljen e “këtij heroi të vogël, por kaq të madh”.

“Djali” – shpjegoi Iazzetta – “ndaloi policinë bashkiake dhe u tha se partneri i nënës së tij po e rrihte. Policia me të mbërritur në shtëpinë e çiftit konfirmoi denoncimin e djalit, i cili para se të kërkonte ndihmë nga policia bashkiake, kishte telefonuar në numrin 118 (i yni është 166) për të kërkuar ndihmë për nënën e tij”.

Policia shoqëroi nënën e fëmijës për në spital, ndërsa siç theksojnë mediat italiane, “u morën të gjitha masat që partneri i saj i dhunshëm të mos i bënte më keq”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.