Plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë, përfundojnë në pranga tre persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë. Sipas policisë, B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ky 3 të […]

Gusht 7, 2024 - 09:50
 0
Plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë, përfundojnë në pranga tre persona

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi plagosën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë.

Sipas policisë, B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, ky 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.