“Nënën e gjeta të pajetë në mes të shtëpisë”, Klement Islamaj flet mes lotësh: Babanë e shtyva, por s’doja ta vrisja

Një krim i dyfishtë në familje tronditi ditën e djeshme Konispolin. Shano Islamaj, 66 vjeç u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj

Gusht 7, 2024 - 10:40
 0
“Nënën e gjeta të pajetë në mes të shtëpisë”, Klement Islamaj flet mes lotësh: Babanë e shtyva, por s’doja ta vrisja

Një krim i dyfishtë në familje tronditi ditën e djeshme Konispolin. Shano Islamaj, 66 vjeç u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj Huso Islamaj 69 vjeç. Ndërsa i moshuari pas një konflikti me të birin, Klement Islamaj, i cili pa nënën të vrarë në mes të shtëpisë, ra nga shkallët dhe humbi jetën. 40-vjeçari Klement Islamaj u arrestua dhe para grupit hetimor ka deklaruar se nuk kishte për qëllim të vriste të atin.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha te lokali i fshatit, po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klement Islamaj.

Krimi i rëndë tronditi fshatin Shalës të Konispolit në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 6 gusht.

Huso Islamaj njihej si një person problematik dhe i dhunshëm në fshat. Por krimi në familjen Ismailaj i ka rrënjët shumë vite më parë.

Babai i Husos, i cili njihej në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.

Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.