“Na jep para ose do të të publikojmë fotot”, dy vëllezër shantazhonin vajzat në rrjetet sociale, i zhvatën lekë 14-vjeçares
Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar pasi akuzohen se shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale
Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar pasi akuzohen se shantazhonin shtetase te ndryshme, për dhënie parash, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të tyre, në rrjete sociale.
Janë dokumentuar me prova ligjore 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Pas finalizimit të operacionit “Cybersnare” u sekuestruan shuma parash dhe 2 celularë.
Në pranga ranë shtetasit me iniciale H. M., 20 vjeç, dhe J. M., 18 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë.
Dy vëllezërit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, krijonin profile nëpër aplikacione virtuale, dhe pas komunikimeve me persona të ndryshëm, kryesisht të gjinisë femërore, siguronin materiale foto e video intime, dhe për mospublikimin e këtyre materialeve, kërkonin shuma të ndryshme parash.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera janë dokumentuar ligjërisht 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, nga të cilat dy vëllezërit kanë përfituar shuma parash nga një 14-vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe 2 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv
What's Your Reaction?