‘’Nënën e gjeta në mes të shtëpisë!”/ Ngjarja në Konispol, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit,40-vjeçari shpërthen në lot para hetuesve: Kur mora vesh lajmin…

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe më pas djali ndërhyri në konflikt duke hedhur babanë nga shkallët, duke i shkaktuar vdekjen, zbardhet dëshmia e të birit të çiftit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Klement Islamajt para oficerëve të policisë. Ai “Nuk kisha qëllim ta […]

Gusht 7, 2024 - 10:40
 0
‘’Nënën e gjeta në mes të shtëpisë!”/ Ngjarja në Konispol, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit,40-vjeçari shpërthen në lot para hetuesve: Kur mora vesh lajmin…

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe më pas djali ndërhyri në konflikt duke hedhur babanë nga shkallët, duke i shkaktuar vdekjen, zbardhet dëshmia e të birit të çiftit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Klement Islamajt para oficerëve të policisë. Ai

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari. Klementin Islamaj nga fshati Shalës, u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.