Imani Kelif kualifikohet në finale, përballet me një tjetër grua të akuzuar për nivele të larta testosteroni

Një nga personazhet që i ktheu të gjitha sytë e skenës sportive botërore në Lojërat Olimpike do të ketë mundësinë të pretendojë medaljen e artë

Gusht 7, 2024 - 10:50
 0
Imani Kelif kualifikohet në finale, përballet me një tjetër grua të akuzuar për nivele të larta testosteroni

Një nga personazhet që i ktheu të gjitha sytë e skenës sportive botërore në Lojërat Olimpike do të ketë mundësinë të pretendojë medaljen e artë në garën e saj.

Bëhet fjalë për Imani Kelif, boksierja nga Algjeria, e cila u akuzua si transgjinore fillimisht dhe më pas për nivelet e larta të testosteronit, me pretendimet se garon ilegalisht në kategorinë e femrave.

Atletja 25-vjeçare mundi me pikë boksieren tajlandeze, Yanjaem Suvanapeng, duke u kualifikuar në  finale, ku do të ketë shansin të fitojë medaljen e parë të artë olimpike dhe të dytën për vendin e saj në Paris.

Në fakt, në finalen e madhe ajo do të përballet me kinezen Liu Yang, e cila gjithashtu është akuzuar se është transgjinore dhe ka nivele të testosteronit mbi kufirin e femrave./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.