U shpall në kërkim bashkë me Noizyn, Stresi i përgjigjet Policisë së Kosovës: A i keni marrë parashutat?

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim u shpall edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët u arrestuan në Lezhë. Teksa bashkangjisin foton dhe detajet fizike të […]

Gusht 7, 2024 - 11:30
 0
U shpall në kërkim bashkë me Noizyn, Stresi i përgjigjet Policisë së Kosovës: A i keni marrë parashutat?

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim u shpall edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët u arrestuan në Lezhë.

Teksa bashkangjisin foton dhe detajet fizike të Stresit, autoritetet kosovare kërkojnë ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij.

Pas njoftimit, Stresi ka reaguar menjëherë duke e cilësuar vendimin e Policisë si qesharak.

“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”,-ka thënë Stresi në postim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.