Speca të Pjekura – Shije dhe Vlera në Një Pjatë   

Një sallatë tipike e kuzhinës shqiptare që të tundon menjëherë me shijen e saj e të ngacmon oreksin, nepsin dhe dëshirën për ta konsumuar menjëherë. Specat e kuqe dhe ato jeshile, të pjekura e të marinuara me hudhra, vaj ulliri dhe uthull janë ndër kënaqësitë fantastike që ofron tradita shqiptare. Dikur, qindra vite më parë, […] The post Speca të Pjekura – Shije dhe Vlera në Një Pjatë    appeared first on AgroWeb.

Gusht 7, 2024 - 11:45
 0
Speca të Pjekura – Shije dhe Vlera në Një Pjatë   

Një sallatë tipike e kuzhinës shqiptare që të tundon menjëherë me shijen e saj e të ngacmon oreksin, nepsin dhe dëshirën për ta konsumuar menjëherë.

Specat e kuqe dhe ato jeshile, të pjekura e të marinuara me hudhra, vaj ulliri dhe uthull janë ndër kënaqësitë fantastike që ofron tradita shqiptare.

Dikur, qindra vite më parë, ato piqeshin në prush, më tej në saç, e sot e shndërruar në një traditë të të gjitha amvisave shqiptare edhe në furrë.

Me një shije fantastike, kjo pjatë shndërrohet në shoqëruesen e shkëlyqer të supave e gjellëve të ndryshme teksa mund të shijohen edhe veçmas me pak bukë të thekur e pak djathë.

Më poshtë AgroWeb u sugjeron recetën e përgatitjes së specave të pjekur në furrë.

Speca të Pjekura dhe të Marinuara

Përbërësit

  • Speca të kuq dhe jeshilë të mëdhenj
  • Hudhra
  • Kripë
  • Piper
  • Vajj uilliri
  • Uthull
  • Majdanoz (Sipas dëshirës)

Përgatitja

Specat pastrohen me ujë dhe më pas përmes një pecete kuzhine fshihen në mënyrë që t’u thahet uji.

Priten në dy pjesë, u hiqen farat e brendshme dhe sipas dëshirës mund të vendosen direkt në zgarën e sobës për t’u pjekur ose në tavë, të cilën keni shtruar më parë letër pjekjeje.

Futen në furrë të piqen në temperaturë maksimale për 40-50 minuta derisa të jenë zbutur plotësisht.

Më pas, nxirren nga furra dhe pasi janë ftohur pak u hiqet lëkura. Për të hequr lëkurën më shpejt mund të përdorni letrën mbështjellëse të bukës, me të cilën mund të mbështillni për disa minuta specat e më pas t’u hiqni lëkurën.

Specat i vendosim me rradhë në një pjatancë. Në një tas të vogël hedhim vaji e ullirit, pak uthull, hudhrat e shtypura dhe pak majdanoz të grirë hollë. I përzjejmë të gjitha bashkë dhe ua hedhim specave duke i përzjerë sa të marinohen mirë.

Sipas preferencës, sipër mund t’u hidhni edhe pak djathë të bardhë./AgroWeb.org

The post Speca të Pjekura – Shije dhe Vlera në Një Pjatë    appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.