“Më ka ngacmuar 80% e estradës”/ A do të dashuroheshe në Big Brother? Ja si përgjigjet Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati në “Pushime on Top” me Eni Shehun, ka treguar se në fillimet e karrierës së saj, ku nisi edhe koncertet e ka ngacmuar 80% e estradës dhe për të ka qenë shumë normale. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se ka pasur lidhje me njerëz të estratës apo flirtime. Sa […]

Gusht 7, 2024 - 12:00
 0
“Më ka ngacmuar 80% e estradës”/ A do të dashuroheshe në Big Brother? Ja si përgjigjet Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati në “Pushime on Top” me Eni Shehun, ka treguar se në fillimet e karrierës së saj, ku nisi edhe koncertet e ka ngacmuar 80% e estradës dhe për të ka qenë shumë normale.

Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se ka pasur lidhje me njerëz të estratës apo flirtime. Sa i përket jetës së saj në këto momente, ajo shprehet se nuk ka asnjë lloj interesi tek asnjë artist dhe se dëshiron shumë të bjerë në dashur, por e ka të vështirë edhe për shkak të moshës.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.