Mure të krisura dhe pjesë të apartamentit të ‘fluturuara” në rrugë, çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit në Pogradec

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm nga një bombol gazi në Pogradec. Ngjarja ndodhi te axhensia, në katin e dytë të një pallati. Si pasojë e shpërthimit, nga i cili u plagos një grua, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja […]

Gusht 7, 2024 - 12:20
 0
Mure të krisura dhe pjesë të apartamentit të ‘fluturuara” në rrugë, çfarë la pas shpërthimi i bombolës së gazit në Pogradec

Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm nga një bombol gazi në Pogradec. Ngjarja ndodhi te axhensia, në katin e dytë të një pallati.

Si pasojë e shpërthimit, nga i cili u plagos një grua, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Lorena Kodra, si pasojë e shpërthimit, dritarja e banesës ka dalë nga vendi dhe ka përfunduar në rrugë. Ndërkohë, edhe muri i pallatit ka pësuar krisje nga shpërthimi. Fatmirësisht nga rënia e dritares nuk pati persona të lënduar, ndërsa zona në fjalë është shumë e populluar.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.