Urdhri për vrasjen e trefishtë u dha nga Holanda, si ish-efektivi i lartë i uniformave iu shërbente grupeve kriminale, nxori në pritë Xhevdet Plakun

Ish-efektivi i lartë i uniformave blu Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është

Gusht 7, 2024 - 12:45
 0
Urdhri për vrasjen e trefishtë u dha nga Holanda, si ish-efektivi i lartë i uniformave iu shërbente grupeve kriminale, nxori në pritë Xhevdet Plakun

Ish-efektivi i lartë i uniformave blu Dedan Gjoni akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për tentativën për të vrarë Xhevdet Plakun, me “urdhër” të Rexhep Rrapit, i arrestuar me urdhër të SPAK.

Por cili ishte roli i tij?

Për planifikimin e atentateve për dy vëllezërit Edmond dhe Albert Nela ka qenë në dijeni ish shefi i krimeve të komisariatit 6 Dedan Gjoni. Ky i fundit, i arrestuar, kontrollonte sistemet e policisë në të cilat ka pasur akses për t’i dhënë informacione Ismail Zenelit lidhur me vëllezërit.

Mësohet se ishte Gjoni ai që nxori në pritë shënjestrën. Plaku në rrethana të paqarta i shpëtoi atentatit.

Gjoni në atë kohë ushtronte detyrën e shefit të Komisariatit të Shijakut. Ai thirri Xhevdet plaku në komisariat për ta marrë në pyetje.

Më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

“Shtetasi Dedan Gjoni, punonjës policie, ka përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës që ushtronte, në shërbim të qëllimeve të paligishme të shtetasit Ismail Zeneli dhe për nevoja të diktuara nga detyra funksionale e tij. Rezulton se shtetasi Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale të tij, duke krijuar kushte që mund të cënojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela, si dhe ka kryer veprime aktive në kundërshtim me misionin e Policisë së Shtetit. Personi nën hetim Dedan Gjoni dyshohet se ka qenë në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli, pasi ai me këtë të fundit nuk kanë patur njohje të mëparshme, por në një periudhë të shkurtër kanë patur intesitet komunikimi vetëm për një qëllim, marrjen e informacionit për vendndodhjen e vëllezërve Nela. Shtetasi Dedan Gjoni ne biseden e dates 24.02.2021 shprehet se: ” E E E” “Besoj se kësaj radhe jemi në shenjë”… “Me qetësi do e marrim tani”… “Jemi ne koke”…” ekspozon veten si pjesë të planit”.”, thuhet në dosje. 

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.