PAMJET/ Shembja e hotelit në Gjermani, shkon në 2 numri i viktimave, vështirësi për të shpëtuar personat e bllokuar

Thellohet bilanci i viktimave pas shembjes së hotelit në rajonin Mosel në Gjermaninë perëndimore. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë

Gusht 7, 2024 - 13:35
 0
PAMJET/ Shembja e hotelit në Gjermani, shkon në 2 numri i viktimave, vështirësi për të shpëtuar personat e bllokuar

Thellohet bilanci i viktimave pas shembjes së hotelit në rajonin Mosel në Gjermaninë perëndimore.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Në kohën e shembjes, brenda në ndërtesë kishte 14 persona, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për CNN të mërkurën.

Një burrë dhe një grua kanë vdekur dhe tre persona janë bllokuar, tha Policia e Trierit në një konferencë shtypi të mërkurën. Njëri prej trupave nuk ishte gjetur ende.

Personat e bllokuar kanë mundur të kontaktojnë policinë me telefon, në mënyrë që autoritetet të dinë se ku ndodhen në ndërtesë dhe në çfarë gjendje ndodhen.

Rreth 250 zjarrfikës, policë dhe punonjës të ndihmës teknike, duke përfshirë forcat speciale, ekipet e qenve të shpëtimit dhe njësitë e dronëve, janë në vend, ndërsa operacioni i shpëtimit është i vështirë.

 

Policia tha se ende nuk dihet shkaku i shembjes./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.