Serbët e Kosovës në protestë, kërkojnë që ura në Mitrovicë të mos hapet për automjete

Qindra serbë u mblodhën në Mitrovicën e veriut për të protestuar kundër hapjes së urës së Ibrit për automjetet. Me pankarta në duar

Gusht 7, 2024 - 15:00
 0
Serbët e Kosovës në protestë, kërkojnë që ura në Mitrovicë të mos hapet për automjete

Qindra serbë u mblodhën në Mitrovicën e veriut për të protestuar kundër hapjes së urës së Ibrit për automjetet.

Me pankarta në duar si “Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja shkruajnë deklarata, ne po na dëbojnë” tubuesit kanë vijuar marshimin e tyre të qetë dhe pa krijuar incidente.

Në mesin e protestuesve ishin të pranishëm edhe anëtarë të Listës Serbe, ndërsa për mbarëvajtjen e tubimit u kujdes policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX.

Në periudhën pasluftës, ura mbi lumin Ibër ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët në veri për të kundërshtuar përpjekjet e Kosovës për të vendosur autoritetin në këtë pjesë të vendit. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes dy vendeve është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.