Akuza e SPAK: Nën petkun e “investimit”, si i pastronte Erzen Breçani lekët e drogës së të birit

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë”, është akuza që rëndon mbi Erzen Breçanin, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranë, i vënë në pranga pas daljes në përgjimet e SKY ECC, i lidhur me grup kriminal të trafikutr të kokainës. SPAK thotë se Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme […]

Gusht 7, 2024 - 15:15
 0
Akuza e SPAK: Nën petkun e “investimit”, si i pastronte Erzen Breçani lekët e drogës së të birit

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë”, është akuza që rëndon mbi Erzen Breçanin, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranë, i vënë në pranga pas daljes në përgjimet e SKY ECC, i lidhur me grup kriminal të trafikutr të kokainës.

SPAK thotë se Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga i biri, po në hetim, Eralbi Breçani, si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës Latine në Evropë.

Qëllimi ka qenë mbulimi i vërtetë i origjinës së tyre dhe vijimit të nxjerrjes së mëtejshme të të ardhurave nga aktivitetet tregtare ku janë injektuar këto të ardhura.

Nga aktet e administruara rezulton se veprimet e të Erzen Breçani dhe Eralbi Breçani, kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave, produkte të veprimtarisë kriminale dhe integrimin e tyre në qarkullimin civil.

Në këtë mënyrë ata kanë fshehur dhe mbuluar natyrën e vërtetë, burimin e të ardhurave që kanë qenë produkt i një vepre penale, nën petkun e “investimit” në pasuri të paluajtshme apo në aktivitete tregtare në dukje të ligjshme.

Top Channel

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.