Ngjarja makabre në Konispol, akuza që rëndon mbi 40-vjeçarin që shtyu babanë nga shkallët

Klementin Islamaj, 40-vjeçari që vrau të atin duke e shtyrë nga shkallët, do të gjykohet për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje

Gusht 7, 2024 - 15:40
 0
Ngjarja makabre në Konispol, akuza që rëndon mbi 40-vjeçarin që shtyu babanë nga shkallët

Klementin Islamaj, 40-vjeçari që vrau të atin duke e shtyrë nga shkallët, do të gjykohet për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Konispol.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

40-vjeçari u shfaq i pendur para uniformave blu, ndërsa theksoi se u bë dëshmitar i skenës makabre, ku babai vrau me sëpatë të ëmën./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.