Rekord aplikimesh për Akademinë e FA, në garë 1,114 maturantë për 70 kuota studimi

Është rritur interes i të rinjve për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura. Këtë vit është shënuar një numër rekord aplikimesh për programet që ofron kjo akademi. 1114 të rinj e të reja kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi nga 70 kuota të planifikuara për ciklin e parë bachelor, për […]

Gusht 7, 2024 - 15:50
 0
Rekord aplikimesh për Akademinë e FA, në garë 1,114 maturantë për 70 kuota studimi

Është rritur interes i të rinjve për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura. Këtë vit është shënuar një numër rekord aplikimesh për programet që ofron kjo akademi.

1114 të rinj e të reja kanë aplikuar për të fituar një të drejtë studimi nga 70 kuota të planifikuara për ciklin e parë bachelor, për këtë vit akademik.

Ky është numri më i lartë i aplikimeve krahasuar me tre vitet e mëparshme. Akademia e Forcave të Armatosura ofron 3 programe në ciklin bachelor si, teknologji informacioni, marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes.

Për të gjithë fituesit, ofrohen programe akademike prestigjioze dhe unike në Shqipëri, pagë mujore dinjitoze, akomodim dhe trajtim ushqimor gjatë gjithë periudhës së studimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.