ISHP: Mushkonjat e rrezikshme që po shkaktojnë sëmundje, kujdes higjienën

Shqipëria nuk i ka shpëtuar as në këtë sezon veror qarkullimit të shtuar të mushkonjave, të cilat gjenden lehtësisht si në zonat urbane ashtu edhe në ato bregdetare. Bazuar në studimin entomologjik që Instituti i Shëndetit Publik kreu në fillim të këtij sezoni veror me qëllim marrjen e masave për dezinsektim në vendin tonë janë […]

Gusht 7, 2024 - 16:50
 0
ISHP: Mushkonjat e rrezikshme që po shkaktojnë sëmundje, kujdes higjienën

Shqipëria nuk i ka shpëtuar as në këtë sezon veror qarkullimit të shtuar të mushkonjave, të cilat gjenden lehtësisht si në zonat urbane ashtu edhe në ato bregdetare.

Bazuar në studimin entomologjik që Instituti i Shëndetit Publik kreu në fillim të këtij sezoni veror me qëllim marrjen e masave për dezinsektim në vendin tonë janë identifikuar 4 lloje vektorësh, dy prej të cilëve konsiderohen si vektorë të rrezikshëm për shkak të transmetimit të viruseve që shkaktojnë komplikacione të rënda në shëndet.

Në Shqipëri qarkullojnë mushkonjat të tipit:

  1. Anopheles
  2. Aedes
  3. Culex
  4. Culiseta

Aktualisht në zonat urbane qarkullojnë dy lloje kryesore, mushkonja e zakonshme Culex , e cila është vektor i etheve të Nilit Perëndimor dhe mushkonja tigër Aedes e cila është e aftë të transmetojë virusin e Chikungunjës, Zikës dhe ethet Dengue.

Ndërsa në zonat bregdetare llojet kryesore të pranishme në këtë periudhë janë variante të moshkonjave Aedes dhe Culex të cilat janë bezdisëse me pickimet e tyre në mbrëmje dhe gjatë natës . Po cilat janë sëmundjet që ato shkaktojnë?

Mushkonja Aedes është përgjegjëse për transmetimin e viruseve të etheve “Zika” dhe “Etheve Tropikale”

Mushkonja Anopheles shkakon sëmundjen e Malaries

Mushkonja Culex që dallohet nga segmentët e bardhë që kë këmbë shkakton sëmundjen e etheve të Nilit perendimor, aktulisht prezente në Shipëri

Mushkonja Culiseta shkakton sëmundje neuroinvazive, si encefalit etj.

Ekspertët e shëndetit publik kanë kalkuar se sipërfaqet që kanë patur nevojë dezinsektim gjatë këtij sezoni veror janë 5.340 ha habitate me laguna, kanale dhe zona urbane si dhe 500 mijë metra katror puseta dhe bodrume.

Ekspertët e ISHP thonë se qarkullimi intensive i mushkonjave vjen si pasojë e vatrave të krijuara në mënyrë artificiale nga njerëzit (që përshijnë kova me ujë, fuçi, lodra të harruara në oborr, pishinat e plazhit, pjatat e vazove të luleve, gomat e përdorura të makinave, lulet dekorative, puseta). Kontrolli mbi mushkonjat parashikohet të kryhet deri në muajt tetor me një frekuencë tre javore në varësi të kushteve klimatike dhe problematikave që mund të shfaqen nga mushkonjat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.