Dyshohet se bleu drogë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris

Tom Craig, sportisti që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma. Sipas mediave të huaja, lojtari i hokeit dyshohet

Gusht 7, 2024 - 17:05
 0
Dyshohet se bleu drogë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris

Tom Craig, sportisti që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, lojtari i hokeit dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Australian.

“Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”, thuhej në deklaratë.

Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron  101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.