“Është pjesë e një grupi ekstremist”, Gjykata e Moskës lë në fuqi vendimin për Yulia Navalnay

Një gjykatë në Moskë ka lënë në fuqi urdhrin e arrestit që ka lëshuar më herët për Yulia Navalnay, e veja e liderit

Gusht 7, 2024 - 18:35
 0
“Është pjesë e një grupi ekstremist”, Gjykata e Moskës lë në fuqi vendimin për Yulia Navalnay

Një gjykatë në Moskë ka lënë në fuqi urdhrin e arrestit që ka lëshuar më herët për Yulia Navalnay, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny.

Yulia Navalnay e cila jeton jashtë vendit, është akuzuar për bashkim me një “grup ekstremist” dhe një gjykatë në Moskë vendosi të lëshojë urdhrin e arrestit, që do të thotë se ajo do të arrestohet nëse shkel në tokën ruse.

Navalny është zotuar të marrë hak për burrin e saj të ndjerë, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rrethit Arktik në shkurt.

Organizatat e Navalny u etiketuan “ekstremiste” dhe u ndaluan në vitin 2021 nga drejtësia ruse. Shumë nga bashkëpunëtorët e tij u dënuan më pas me burg./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.