Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka asnjë vatër zjarri që të paraqesë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes informoi të mërkurën, lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit. “Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes bën të […]

Gusht 7, 2024 - 19:00
 0
Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka asnjë vatër zjarri që të paraqesë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes informoi të mërkurën, lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.

“Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.