Përballja me Harris, Trump: Është e rëndësishme për vendin që ne të debatojmë

Ish-presidenti, Donald Trump, gjatë një interviste në “Fox and Friends”, ka thënë se është shumë e rëndësishme për vendin, që ai dhe Kamala

Gusht 7, 2024 - 21:20
 0
Përballja me Harris, Trump: Është e rëndësishme për vendin që ne të debatojmë

Ish-presidenti, Donald Trump, gjatë një interviste në “Fox and Friends”, ka thënë se është shumë e rëndësishme për vendin, që ai dhe Kamala Harris të zhvillojnë një përballje së bashku.

Ai e ka cilësuar shumë të dobishme debatin me Harris.

 “Gjëja më e rëndësishme është që të arrijmë të debatojmë. Dua të debatoj me të! Unë mendoj se është e rëndësishme për vendin që ne të debatojmë”, tha Trump.

Trump vijon të këmbngulë që debati të zhvillohet më 4 shtator në Pensilvani në ambientet e “Fox News”.  Por, nga ana tjetër, Kamala Harris e ka refuzuar këtë propozim, duke kërkuar që debati të mbahet në 10 Shtator, në ABC News.

Donald Trump ka zhvilluar më parë, saktësisht në datën 27 Qershor një debat me presidentin Biden. Ky debat solli shumë pakënaqësi nga ana e demokratëve, duke e cilësuar performancën e Joe Biden sit ë dobët. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.