“Ethet e Nilit”/ Nis dezinfektimi i vatrave në Fier, epidemiologët: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Bashkinë e Fierit që në fund të muajit korrik. Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Përballë kësaj situate ka shtuar Moçi është bërë dezinsektimi […]

Gusht 7, 2024 - 22:20
 0
“Ethet e Nilit”/ Nis dezinfektimi i vatrave në Fier, epidemiologët: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit” janë regjistruar në Bashkinë e Fierit që në fund të muajit korrik.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT
Përballë kësaj situate ka shtuar Moçi është bërë dezinsektimi i vatrave “ hot spot” dhe i vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin vendor duke theksuar se situata është nën kontroll.

Mjekja sqaroi më tej se virusi“ Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor. Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura duke theksuar se nuk ka vend për panik pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.
Prej dy javësh Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet në terren duke i kërkuar pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.