EMRI/ Në kërkim prej 19 vitesh, mediat italiane jehonë arrestimit të 58-vjeçarit shqiptar

Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimit të 58-vjeçarit Nikola Mersini, të ndaluar në Vlorë në 20 Korrik të këtij viti. 58-vjeçari ishte

Gusht 8, 2024 - 00:00
 0
EMRI/ Në kërkim prej 19 vitesh, mediat italiane jehonë arrestimit të 58-vjeçarit shqiptar

Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimit të 58-vjeçarit Nikola Mersini, të ndaluar në Vlorë në 20 Korrik të këtij viti.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkiam nga drejtësia italiane prej vitit 2005-së, ku ishte dënuar me 8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Ansa shkruan se falë bashkëpunimit të policisë italiane me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 58-vjeçarit i cili ishte në kërkim prej 19 vitesh.

“Ai ishte në kërkim që nga shkurti i vitit 2005, kur ndaj tij ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Tashmë 58-vjeçari ndodhet në paraburgim në dispozicion të Gjykatës së Apelit Vlorë, në pritje të procedurave të dorëzimit për kryerjen e dënimit në Itali”, shkruan Ansa. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.