DASH paralajmëron Qeverinë e Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që janë krijuar ndër vite me ndihmën e SHBA-së

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, ka paralajmëruar se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojnë mundësitë që vendi ka krijuar me ndihmën e ShBA-së. Gjatë një konference për shtyp, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ndërmerren masa kundër kryeministrit Albin Kurti për […]

Gusht 8, 2024 - 00:20
 0
DASH paralajmëron Qeverinë e Kosovës: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që janë krijuar ndër vite me ndihmën e SHBA-së

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, ka paralajmëruar se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojnë mundësitë që vendi ka krijuar me ndihmën e ShBA-së.

Gjatë një konference për shtyp, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ndërmerren masa kundër kryeministrit Albin Kurti për “shkelje të vijave të kuqe.”

Ai refuzoi të spekulonte mbi veprimet e mundshme në të ardhmen, por theksoi shqetësimin e ShBA-së lidhur me vendimet e fundit të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës.

“Besojmë se këto vendime rrezikojnë mundësitë që e kemi ndihmuar Kosovën t’i krijojë,” tha Miller.

Zëdhënësi gjithashtu nënvizoi partneritetin e fortë që ShBA-ja ka pasur me Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, dhe inkurajoi qeverinë e Kosovës të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë.

“ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si një demokraci sovrane e multietnike,” shtoi ai.

Në përfundim, Miller përsëriti rëndësinë e angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv të Kosovës me ShBA-në, BE-në, NATO-n, dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, duke theksuar se ky mesazh është bërë i qartë qeverisë së Kosovës si publikisht ashtu edhe privatisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.