Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës dhe autorit!

Virxhil Vesho është 82-vjeçari i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu. Njoftimi i policisë: Tiranë Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në […]

Gusht 8, 2024 - 10:00
 0
Vrasja në azilin e të moshuarve në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës dhe autorit!

Virxhil Vesho është 82-vjeçari i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga shoku i tij i dhomës, Zyhdi Shehu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.