Murtaja e bagëtive në rajon, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast në Shqipëri, ndërpremë importin

Gjendja epizootike në Shqipëri është e pastër. Nisur nga gjendja epizootike në rajon  si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj l, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë me dije se aktualisht nuk është konstatuar asnjë rast me Murtajën e […]

Gusht 8, 2024 - 12:00
 0
Murtaja e bagëtive në rajon, Ministria e Bujqësisë: Asnjë rast në Shqipëri, ndërpremë importin

Gjendja epizootike në Shqipëri është e pastër. Nisur nga gjendja epizootike në rajon  si rezultat i shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në kafshë, si; Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj l, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë me dije se aktualisht nuk është konstatuar asnjë rast me Murtajën e Ruminantëve të Vegjël, ndërsa rastet me Brucelozë dhe Tuberkuloz janë sporadike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se MBZHR, AKVMB, AKU kanë marrë masat përkatëse duke ndërprerë importin e të imtave nga vendet ku është shfaqur sëmundja, si dhe në bashkëpunim me policinë janë ngritur grupe kontrolli për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit.

MBZHR, AKVMB, AKU në bashkëpunim dhe me  institucione të tjera po ndjekin nga afër gjithë situatën, si dhe janë marrë masa për :

-ndërprerje të importit të të imtave nga vende ku është shfaqur sëmundja;

-AKVMB ka ngritur grupe pune për sensibilizimin e trupës së saj inspektuese dhe të blegtorëve;

-janë informuar fermerët për shenjat e klinike të sëmundjes dhe masat që duhen marrë në çdo rast dyshimi;

-në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare janë ngritur grupe të përbashkëta kontrolli në akset nacionale dhe zonat kufitare për kontrollin e lëvizjes së kafshëve me dokumentacion sipas legjislacionit. Këto grupe janë të gatshme 24 orë”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.