Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Dibër. Në vitin 2022 në bashkëpunim me një person tjetër, ai kishte tentuar të vriste një person pas një sherri të çastit me të. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin […]

Gusht 8, 2024 - 12:20
 0
Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Dibër. Në vitin 2022 në bashkëpunim me një person tjetër, ai kishte tentuar të vriste një person pas një sherri të çastit me të.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.   Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.