“Më shante, më zinte rrugën”, 78-vjeçari që vrau shokun ishte “Qytetar Nderi” i Kavajës

Dëshmia e Zyhdi Shehut, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë është zbardhur. “Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Shehu raportohet se ishte historian dhe ishte shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga […]

Gusht 8, 2024 - 12:20
 0
“Më shante, më zinte rrugën”, 78-vjeçari që vrau shokun ishte “Qytetar Nderi” i Kavajës

Dëshmia e Zyhdi Shehut, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë është zbardhur.

“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Shehu raportohet se ishte historian dhe ishte shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.